Home Lajme Bekim Jashari del në anën e Albin Kurtit, për inat të Sami...

Bekim Jashari del në anën e Albin Kurtit, për inat të Sami Lushtakut!

Lideri i VV, Albin Kurti dhe shoqëruesit e tij, në mesin e të cilëve edhe ‘tarzani’ Agim Bahtiri, kanë guxuar të vijnë në Skenderaj me policë të armatosur deri në dhëmbë. Ashtu siç bënë edhe në veri të Mitrovicës, Drenicën, vendi ku u lind liria, e shpallen vend me rrezik dhe për këtë arsye vlerësuan se u duhet mbrojtje e Njësive Speciale. Do të thotë, Kurti e trajtoi Skenderajn njejtë sikurse veriun e Mitrovicës, por nga atje e kthyen rreth 15 fëmijë serbë, ndërsa këtu nguli këmbë me një ‘ushtri’ mbrapa, transmeton vision-mega.

Ai defiloi sheshit “Adem Jashari” me njësitë speciale prapa dhe në këtë mënyrë zgjoi reagimin e qytetarëve. Nuk munguan edhe sharjet, madje qytetarët e pezmatuar e gjuan edhe me vezë. Kur e përzunë nga sheshi, ai Kurti dhe ‘tarzani’ Agim Bahtiri’, vrapuan në Prekaz për të bërë fotografi në kompleks, e pastaj edhe në Polac kishte gjetur strehim. Ky provokim i rendë nuk u gjykua fare nga i pari i Skenderajt, Bekim Jashari, madje ai edhe doli në anën e tij, jo për tjetër, por për shkak se mendoi që ata protestuesi ishin njerëz të Sami Lushtakut. E për inat të tij, Bekim Jashari “përqafoi” Albin Kurtin, duke i thenë se mund të vijë në Skenderaj sa here që të dojë.

“Jetojmë në kohën e pluralizmit politik, në kohën e demokracisë liberale, ku mendimi i lirë politik, bindja politike është e drejtë fundamentale dhe e garantuar me ligj.

Secili nga Ne ka të drejtë të shprehë bindjet e tij politike e partiake, në menyrë demokratike kudo në Kosovë.

Shoqëria jonë, bazuar në sfidat e së kaluarës, më së miri i di dhe i vlerëson liritë dhe të drejtat e njeriut.

Komuna që unë udhëheq, është e të gjithë shqiptarëve që ia duan të mirën vendit, andaj secili nga ta është i lirë dhe i mirëseardhur kurdo dhe pa asnjë brengë.

Për këtë kam punuar dhe do të vazhdoj të punoj pa rreshtur”, ka thenë ai në reagimin e tij.

Most Popular