Home Lajme Pas Kurtit, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla vizitojnë Skënderajn

Pas Kurtit, Albulena Haxhiu e Xhelal Sveçla vizitojnë Skënderajn

Dy ditë pasi kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u prit me brohorima dhe u godit me vezë gjatë një vizite në Skënderaj, zyrtarë të kësaj partie kanë shkuar atje për fushatë, raporton Express.

Lajmin e ka bërë të ditur kandidatja për deputete nga kjo parti, Albulena Haxhiu. 

Bashkë me Haxhiun ka shkuar edhe kandidati tjetër për deputet, Xhelal Sveçla.

Ndryshe, Kurti shkoi për vizitë në Skënderaj të dielën, nën mbrojtje të Njësisë Speciale të Kosovës. 

Gjatë kohës sa ai po mbante tubim, qytetarët brohoritën emrin e ish-presidentit Hashim Thaçit. Më pas e sulmuan edhe me vezë, duke e detyruar që të largohej. 

Most Popular