Wednesday, October 20, 2021

Qeveria në detyrë merr vendim për ndarjen e miliona eurove, Avdullah Hoti jep detaje

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se janë marrë disa vendime në një takim që ekzekutivi ka mbajtur online, raporton Gazeta Express.

Ai ka thënë se janë ndarë 10 mijë euro për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, ndërsa, 200 mijë euro janë ndarë për Komunën e Bujanovcit.

Qeveria në detyrë ka ndarë 12 milionë euro ndërkaq për Ministrinë e Bujqësisë.

Hoti thotë se Qeveria në detyrë po vazhdon të kryer detyrat që burojnë nga mandati i saj.

Shkrimi i plotë:

Avdullah Hoti 

Qeveria në detyrë vazhdon të kryej me përkushtim detyrat që burojnë nga mandati i sajë. Në takimin online Qeveria në detyrë ka marrë një sërë vendimet midis tyre:

·         10 mijë euro janë ndarë për rindërtimin e Kalasë së Ulqinit, pas dëmeve të shkaktuare nga vërshimet në Mal të Zi. 

·         Me 200 mijë euro  do të ndihmohet Komuna e Bujanocit për sanimin e dëmeve nga vërshimet.

·         Qeveria ka ndarë 12 milion euro për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për subvencione dhe transfere.

·         Qeveria ka autorizuar Klinikën e  Ortopedisë në SHSKUK që në koordinim me MPMS-në dhe me Shoqatën e Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të bëjë furnizimin dhe rregullimin e protezave dhe ofrimin e shërbimeve të tjera për nevoja të invalidëve të luftës së UÇK-së. Të gjitha shpenzimet për realizimin e këtyre shërbimeve do të mbulohen nga Buxheti i Republikës së Kosovës, në pajtim me legjislacionin në fuqi.