Home Lajme Kurti dhe Osmani për “The Guardian”: Votuesit duan liderë të pakorruptuar

Kurti dhe Osmani për “The Guardian”: Votuesit duan liderë të pakorruptuar

Gazeta e famshme britanike “The Guardian” i ka kushtuar një shkrim kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosjes Albin Kurti dhe ushtrueses së detyrës së presidentes Vjosa Osmani.

Në shkrimin e autorit Patrick Wintour, Kurti dhe Osmani kanë deklaruar se një aleancë e re është e nevojshme për luftimin e korrupsionit.

Tutje autori përmend faktin se të dy edhe pse vijnë nga parti të ndryshme renditen të parët në sondazhe.

Në artikull po ashtu shkruan se për herë të parë pas shpalljes së pavarësisë këta mund të fitojnë shumicën në Kuvend.

Një pjesë e këtij shkrimi tregon për historikun e Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit.

Kurti që u bë i njohur nga aktivitetet studentore kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit, ndërkaq Osmani mori pozitën e të parës së shtetit pas dorëheqjes së Hashim Thaçit.

Në këtë intervistë ushtruesja e detyrës së presidentës Vjosa Osmani, tha se korrupsioni ka krijuar një mur të madh, dhe për ta thyer duhet të bashkohen forcat.

“Pengesa më e madhe para nesh është ky mur i madh i krimit dhe korrupsionit ndër vite. Në mënyrë që ta shkatërrojmë ne duhet të bashkojmë forcat. Ne mund të kemi pasur dallime në të kaluarën, por ajo që na ka sjellë së bashku është diçka shumë më e fortë dhe që po lufton armikun kryesor të brendshëm të vendit tonë – kapjen e shtetit. Nuk është se na mungojnë institucionet për të luftuar korrupsionin, por ishte vullneti politik. Sapo politikanët e nivelit të lartë të jenë të korruptuar, ai depërton nëpër sistem”.

Osmani tha se votuesit nuk janë të interesuar për premtime elektorale e ideologji.

Ndërkaq kreu i LVV-së Albin Kurti, tha se korrupsioni i madh në vendin tonë, është i përqëndruar në krye.

Kurti thekson se mungesa e sundimit të ligjit po i pengon investitorët.

“Shakaja në Kosovë është pse makiatot janë kaq të mira dhe përgjigjja është sepse ato bëhen nga ata me master në sociologji. Pranimet nga diaspora arrijnë 1.5 miliardë euro në vit kur buxheti i shtetit është 2.5 miliardë euro”.

Të dy kandidatët mirëpresin njohjen nga Izraeli, por duket se janë të gatshëm të dëgjojnë Wshingtonin për çështjen e Ambasadës.

Kurti tha: Unë nuk mendoj se mund të përballojmë më shumë mosmarrëveshje midis Uashingtonit dhe Brukselit kur bëhet fjalë për Ballkanin. Nëse ka kontradikta, super fuqitë e tjera si Rusia do të përfshihen”.

Artikullin e plotë të “The Guardian” mund te gjeni 

Most Popular