Wednesday, October 20, 2021

Llumnica flet për merkaton dimërore të Superligës së Kosovës: Ky është transferimi më i mirë

Ka kohë që ka përfunduar merkatoja dimërore për klubet kosovare.

Përveç Drenicës, që transferoj shumë lojtarë, skuadrat tjera ishin më të qeta në këtë merkato, transmeton Indeksonline.

Në lidhje se si ishte merkatoja dimërore, Indeksonline kontaktoi me analistin e njohur, Ardian Llumnica.

Ai tregoi se transferimin më të mirë në këtë merkato e ka bërë skuadra e Ballkanit.

“Skuadrat që janë pretendente nuk kanë bërë aq përforcime, kjo sepse e mendojnë që skuadrat e tyre veç se kanë fond të mjaftueshëm dhe grupi i tyre veç së është homogjen.”

“Përforcimet e Dritës nga jashtë nuk i njohim aq, andaj edhe mund të jenë befasi, ndërsa përforcimi ndër më cilësorët është Lulanoviç i KF Ballkanit, bëhet fjalë për futbollistët cilësor.”

“Këto përforcime nuk do ta ndërrojnë rrjedhën e kampionatit, klubet veç e kanë skeletin e tyre dhe afati kalimtar ka qenë i varfër e që rrjedhimisht ka qenë e vështirë edhe me sjell cilësi”, u shprehë Llumnica.