Home Fun Njihuni me popullin më të çuditshëm, mendojnë se do t’i mbijetojnë fundit...

Njihuni me popullin më të çuditshëm, mendojnë se do t’i mbijetojnë fundit të botës

Në Gjermaninë juglindore, në kufirin me Republikën Çeke, ekziston një komunitet fetar i veçantë që nuk ka lidhje me njerëzit e zakonshëm.

Nuk mbajnë maska, pasi thonë “na ruan Zoti”. Ata janë Lorenzianët, një sekt mijëvjeçar me mbi 5 mijë njerëz të ndarë në rreth gjashtëdhjetë komunitete të Saksonisë, rreth tempullit zyrtar të qytetit të Eliasburgut, në rrethin e Marterbuschel në Pockau-Lengefeld.

“Focus” intervistoi ekspertin më të madh (dhe kritik) të Lorenzianëve, Joseph Canaris, i cili ka ndjekur fshehurazi formimin dhe riprodhimin e anëtarësisë së komunitetit të themeluar midis fundit të shekullit XIX dhe fillimit të shekullit XX nga Hermann Lorenz, shkruan ilfattoquotidiano.it.

Eshtë e vështirë të përmbledhësh besimin Lorenzian në disa rreshta. Ndërkohë, le të themi se sekti e deklaron veten të vetmin që do të mbijetojë në fundin e afërt të botës. Të gjithë anëtarët kanë çanta shpine dhe furnizime, dhe në gatishmëri për t’u arratisur në çdo moment. Nuk kanë televizorë, radio ose PC.

Në bodrumin e tempullit të Eliasburgut ata kanë ngritur një dhomë për më shumë se një mijë njerëz ku mund të presin ditën e gjykimit. Në atë ditë, sipas asaj që Hermann Lorenz tha gati njëqind vjet më parë, ata do të drejtohen në Polin e Veriut ku një anije kozmike do t’i presë që t’i “rrëmbejë”, duke i bashkuar me të afërmit e tyre të vdekur.

Most Popular