Home Lajme Peka: Kurti e Osmani po sillen si fitues, pa një program të...

Peka: Kurti e Osmani po sillen si fitues, pa një program të qartë

Gazetari Çim Peka, ka dhënë një analizë lidhur me rezultatet e fundit të institutit PIPOS, i cili e nxori Vetëvendosjen me përqindje më të ulët krahasuar me sondazhet e para 10 ditëve.

Peka në Rubikon me Adriatik Kelmendi, vlerëson se kjo vie si rezultat pasi PDK dhe LDK, ka kaluar fazën e panikut për hyrjen në zgjedhje të jashtëzakonshme, njofton Klan Kosova.

”Edhe PDK edhe LDK e ka kaluar fazën e panikut, pra të futjes në zgjedhjet e jashtëzakonshme”.

”Kanë dalur nga faza e mbrojtjes ku Vetëvendosje është një parti e sigurt fituese, dhe ka fituar të bëjë fushatë”.

Tutje ai komentoi edhe paraqitjen e subjektit Vetëvendosje në fushatë zgjedhore, ku u shpreh se Albin Kurti dhe Vjosa Osmani, po sillen triumfues pa ndonjë plan të qartë qeverisës.

”Po të shikoj [Albin] Kurtin dhe [Vjosa] Osmanin, kanë vetëm marshime triumfi, kanë një mungesë modestie”.

”Poo sillen thjeshtë si fitues, pa një program të qartë”.

Most Popular