E premte, 18 Qershor, 2021

Skenderaj/Edhe nëpërmjet artit luftohet pandemia Covid-19 (Foto)

Një grup nxënësish nga Kolegji “Mehmet Akif” janë duke realizuar një mural, për të rritur vetëdijen qytetare karshi pandemisë globale Covid-19.

Bota me maskë mbrojtëse në një dorë njeriu që po e mban sigurt, është vepra artistike e cila ka zënë vend në ballinën e sallës së Edukatës Fizike të Shkollës “Shaban Jashari” në qytetin e Skenderajt, aty ku frekuentimi i njerëzve është i madh, sidomos nxënësve.

Mesazhi i saj është i qartë: të shpëtojmë botën përballë të keqes së padukshme.

Arba Maxhuni, Erblin Avdija, Lorena Rushiti, Diona Plakolli dhe Olta Rushiti, janë nxënësit e klasës së 11, të cilët po e jetësojnë këtë vepër.

Ata thonë se e kanë zgjedhur afërsinë e shkollës, për shkak të fëmijëve që edhe ata duhet të kenë vigjilencën sa u përket respektimit të masave kundër pandemisë, veçmas mbajtës së maskave mbrojtëse.