Home Lajme 9-vjeçarja vdes në gjumë pas infektimit me Covid 19, familjarët rrëfejnë ngjarjen

9-vjeçarja vdes në gjumë pas infektimit me Covid 19, familjarët rrëfejnë ngjarjen

Në orët e para të 2 shkurtit, 9-vjeçarja Makenzie Gongora nga San Antonio, Texas ndërroi jetë papritur pasi u fut në shtrat nga nëna e saj, Kristle Gongora.

Në intervistat me TODAY, anëtarët nga të dy anët e familjes së saj thonë se ajo vdiq tre ditë pasi doli pozitive për COVID-19.

Motra e babait të Makenzie, Erica Gongora, tha për TODAY se Makenzie u ankua se kishte një dhimbje koke dhe dhimbje barku me të vërtetë të keqe kur ishte në shkollë më 29 janar. Gjithashtu kishte edhe ehte.

Sipas tezes së Makenzie, Victoria Southworth, 37 vjeç, nëna e Makenzie e çoi atë në Qendrën Mjekësore të Ushtrisë Brooke për të bërë një test COVID dhe një tëst për grip. Ky i fundit doli negativ ndërsa, Covid pozitiv.

“Kenzie nuk kishte ndonjë problem me frymëmarrjen,” tha Southworth. “Nuk kishte asgjë madhore. Të gjitha simptomat ishin të lehta.

Gongora tha për Today: “Mjekët i thanë kunatës time ta merrte në shtëpi që të ndihej komode, por duhet ta kontrollonte nëse kishte ethe.”

Halla dhe tezja e saj thonë se gjatë fundjavës, simptomat e Makenzie vinin e iknin, por që në përgjithësi gjithçka ishte e menaxhueshme dhe ajo po e kalonte gjithçka mirë.

Më 1 shkurt, Gongora kujtoi se Makenzie filloi të ankohej se ndihej shumë e rraskapitur. Ajo shkoi të flinte herët atë mbrëmje. “Kunata ime e kontrolloi atë natën, ku kuptoi se ajo nuk po merrte më frymë”-tha ajo.

Familja e Makenzie zbuloi se ata nuk ishin në dijeni të ndonjë sëmundje të fshehur që ajo mund të kishte, por vurën në dukje se Makenzie ishte pak më e vogël për moshën e saj.

“Shpresojmë se ky rrëfim publik do të na japë përgjigjen nëse ishte apo jo krejtësisht e lidhur me COVID, apo përkeqësuar nga COVID ose nuk kishte të bënte asgjë me COVID, “-tha Southworth për TODAY.

Gongora shtoi, “Ne thjesht duam të dimë, a kishte diçka tjetër që mund të ishte bërë që mund t’i shpëtonte jetën asaj?”

Familjarët e Makenzie duan që nëpërmjet fatkeqësisë së tyre të rrisin ndërgjegjësimin për t’i mbrojtur fëmijët nga virusi.

Most Popular