Home Lajme Moti sot në Kosovë, i vranët e pasdite me reshje shiu

Moti sot në Kosovë, i vranët e pasdite me reshje shiu

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se kjo javë do të jetë me kushte të ndryshueshme atmosferike, ndërsa parashihet të ketë diell shi erë dhe borë.

Edhe gjatë së martës në Kosovë parashihet të ketë mot me diell e pasdite parashihen reshje shiu.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-14 gradë Celsius.

Ndërkohë që Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) më parë ka paralajmëruar sërish vërshime në vend.

“Sipas llogaritjeve të IHMK, nga data 8 deri 12 Shkurt 2021, si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës në viset malore të pellgut Drini Bardhë të cilat në disa zona do të jenë me intensitet më të lartë, pritet rritje e ndjeshme e niveleve dhe prurjeve të ujit si dhe mundësi e vërshimeve të shpejta dhe përmbytje lumore në zonat më të ulëta. Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve”, thuhet në njoftimin e fundit të IHMK.

Most Popular