Monday, October 25, 2021

Ky luan që mbahet ilegalisht në Kosovë, ka ngritur në këmbë edhe Parlamentin Evropian

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, është angazhuar përsëri në çështjen e luanit të mbajtur ilegalisht në Gjilan.

Von Cramon, i ka dërguar letër ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit të Kosovës, Muharrem Nitaj dhe atij të Shqipërisë, Blendi Klosi, duke kërkuar sqarime se pse luani nuk është duke u transferuar përmes Shqipërisë.

Edhe pse ka vendim të gjykatës për konfiskim, luani po vazhdon të mbahet në të njëjtin vend, peng i procedurave për të cilat Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit duhet të angazhohet më seriozisht.

Shpresojmë që kjo çështje të mbyllet sa më parë dhe luani Gjoni të shpëtohet!