Wednesday, October 20, 2021

Qeveria pajtohet që të ndaj 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për Invalidët e Luftës

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti është pajtuar që të ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro për riparim të protezave për Invalidët e Luftës së UÇK-së.

Ky vendim i Hotit erdhi pas takimit me përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, përcjellë Gazeta Blic.

Njoftimi i plotë:

 Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, z. Avdullah Hoti, priti sot në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës së UÇK-së, të prirë nga Fadil Shurdhaj, nga të cilët u njoftua për nevojën urgjente të mbështetjes financiare për riparimin dhe furnizimin me proteza.

Kryeministri Hoti u pajtua që për nevoja emergjente, kësaj shoqate t’i ndahen mjete në vlerë prej 578 mijë e 345 euro, sipas praktikave të mëhershme.

Në takim ishte i pranishëm edhe drejtori i Zyrës për Çështjen e Kategorive të Dala nga Lufta, z. Sylë Vitia.