Home Lajme Qytetaret shesin vota ‘online’ për zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe një rast...

Qytetaret shesin vota ‘online’ për zgjedhjet e 14 shkurtit, edhe një rast nga Skenderaj

Disa qytetarë i kanë vënë në shitje votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Shpalljet janë publikuar në platformën tregtare online, “MerrJep”, shkruan Gazeta Express.

Në janar dhe shkurt, 4 qytetarë, 3 nga Peja dhe një nga Skënderaj kanë ofruar vota për t’i shitur. Njëri prej tyre ka njoftuar se mund t’i shes 15 vota, me një çmim që do të caktohej sipas marrëveshjes.

“Shes 15 vota sipas marreveshjes kontakto ne snapchat”, ka shkruar njëri.

Një tjetër, e ka bërë publik numrin e telefonit, ndërsa çmimin e ka lënë të përcaktohet në bazë të marrëveshjes.

“Shes voten sipas marreveshjes me kontaktoni ne numrin…”, ka shkruar ai.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Most Popular