Home Lajme Tmerr: Shtylla elektrike rrezikon fëmijët në Kuqicë të Skënderajt

Tmerr: Shtylla elektrike rrezikon fëmijët në Kuqicë të Skënderajt

Një shtyllë elektrike është në gjendje të keqe dhe përbënë një rrezik për banorët e lagjes “Fejzullahu” në fshatin Kuqicë të Komunës së Skenderajt, shkruan rajoni.

Banorët e këtushëm janë ankuar se ata vetë dhe fëmijët e tyre nuk ndihen të sigurtë kur kalojnë e luajnë në rrugë, për shkak të shtyllës që është këputur dhë vetëm telat e mbajnë.

“Ne kemi njoftuar disa herë KEK-un dhe s’kanë ndërmarrë asnjë veprim, jeta jonë si banorë, e sidomos e fëmijëve rrezikohet nga telat e rrymës që qëndrojnë në këtë mënyrë, e po ashtu në këtë hapësirë nxënësit presin autubusin për të shkuar në shkollë”, ka thënë një banori i lagjes në fjalë për gazetën-online rajoni.

Most Popular