Tuesday, October 26, 2021

Vajza nga Prishtina mbeti shtatzënë, nga presioni dhe shantazhi i të dashurit e abortoi atë

Një qytetare nga Prishtina ka raportuar së fundi për presionin që pati nga i dashuri, me të cilin ishte në një lidhje disa vjeçare.

Ankuesja ka raportuar se qe tri vite është në lidhje dashurie me të dashurin kosovar dhe se me të kishte mbetur shtatzënë.

E njëjta deklaroi se nën presionin dhe shantazhin e tij kishte abortuar fëmijën, transmeton lajmi.net.

Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.

Prishtinë 05.02.2021 – 15:00. Ankuesja femre kosovare ka raportuar se qe tri vite është në lidhje dashurie me të dyshuarin mashkull kosovar dhe kishte  mbetur shtatzënë. E njëjta  nën presionin dhe shantazhin  e tij kishte  abortuar fëmijën. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar”.