Tuesday, October 26, 2021

Drejtori teknik i Milanit flet për zgjatjen e kontratës së Zlatan Ibrahimovicit

Maldini flet për zgjatjen e kontratës së Ibrës.

Drejtori teknik i Milanit, Paolo Maldini ka thënë se zgjatja e kontratës së Zlatan Ibrahimovic “varët nga ai” dhe ka shtuar se Theo Hernandez synon që të jetë startues me Francën

Ibra ka shënuar 14 gola në 11 ndeshje këtë sezon me kuqezinjtë që janë në vendin e parë në Serie A.

Suedezit do t’i skadojë kontrata në fund të këtij sezoni ashtu si Gigio Donnarummas dhe Hakan Calhanoglusë.

“Ne e kemi skuadrën më të re në Europë dhe kemi nevojë për një lider si Ibrahimovic”, tha Maldini për BeinSport.

“Ne u përpoqëm që të nënshkruajmë më të edhe më 2018 para se ai të luajë për LA Galaxy”, shtoi legjenda e Italisë.

“Ai na tha që zgjatja e kontratës varet nga trupi i tij, por nëse ai ia del sikurse tani, nuk shoh arsye pse të mos vazhdojë të luajë”.

“Ne kemi tre lojtarë që ju skadojnë kontratat më 2021, ne po punojmë. Duhet që të gjitha palët të jenë të lumtura, futbollistët janë profesionist të cilët mendojnë për lojën e tyre në fushë, ne shpresojmë që të arrimë një marrëveshje shpejt”.

Maldini udhëtoi në Madrid në verën e vitit 2019 për të nënshkruar me Theo Hernandezit nga Real Madridi.

“Kur e takova e kuptova që është një djalë shumë i ndishëm, qëllimi i tij nga tri kryesore ishte që të startonte rregullisht edhe për Kombëtaren e Francës”.