Home Lajme Zyrtari komunal që u sulmua nga Bulliqi, tregon edhe shenjat në fytyrë

Zyrtari komunal që u sulmua nga Bulliqi, tregon edhe shenjat në fytyrë

Ramadan Zymeri, zyrtar komunal në Podujevë, ka akuzuar kryetarin e kësaj komune, Shpejtim Bulliqi, për sulm fizik ndaj tij.

Zymeri, për Kanal 10 ka thënë se kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi i ka shkaktuar plagë në fytyrë.

“Më ka shkaktuar edhe gërvishtje në fytyrë”, është shprehur Zymeri.

Mirëpo, këto deklarata i kanë hedhur poshtë zyrtarë komunalë.

Drejtori i Shëndetësisë në këtë komunë, Driton Veliu ka thënë se në këtë rast, sipas tij, s’ka ndodhur asgjë.

Ndërkohë, rasti është hapur edhe në Policinë e Podujevës. 

Kështu ka thënë zëdhënësja e PK-së, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:30 në stacionin policor në Podujevë është denoncuar një rast i sulmit fizik. Aktualisht janë duke u trajtuar pretendimet e paraqitura nga denoncuesi, dhe me qëllim të zbardhjes së plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen veprimet policore po ndërmerren në koordinim me prokurorin e shtetit” deklaroi Flora Ahmeti.

“Ishte një mesazh se urrejtja nuk është slogan, brendnë Kosovë dhe se ekzistojnë forca që mund të punojnë dhe paraqiten së bashku, duke zgjidhur problemet themelore të qytetarëve, siç është problemi në Shtërpcë- përpjekja për shkatërrimin e gjithë ekosistemit dhe dëbimi qytetarëve nga Bjeshkët e Sharrit, pasi do të mbeteshin pa ujë”, tha ajo.

Most Popular