Home Sport Bremenin e ka dëmtuar pandemia/ Rashica bën gati valixhet

Bremenin e ka dëmtuar pandemia/ Rashica bën gati valixhet

kuadra e Werder Bremenit është dëmtuar financiarisht nga pandemia që ka goditur gjithë botën pothuajse prej një viti.

Klubi gjerman për t’i balancuar financat ka shumë mundësi që do t’i largojë tre lojtarët kryesorë. Në mesin e tyre është edhe Milot Rashica, shkruan IndeksOnline.

Përveç anësorit të Kombëtares së Kosovës, nga Bremeni, pritet të largohen edhe lojtarët: Maximilian Eggestein dhe Ludwig Augustionsson.

Rashica ka qenë afër largimit gjatë afatit të verës në vitin 2020, por marrëveshja me klubet, si Aston Villa dhe Bayer Leverkuseni kishin dështuar në fund.

Bremeni këtë sezon e ka nisur mirë, ku në 19 xhiro ka grumbulluar 22 pikë dhe gjendet në pozitën e 11-të.

Most Popular