Home Lajme Kjo është shtepia të cilën veterani i UÇK-së e ka hedhë në...

Kjo është shtepia të cilën veterani i UÇK-së e ka hedhë në shitje për ta ndihmuar Hashim Thaçin

Shkuarja e ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, për dikë duket se nuk po mund të kalohet lehtë. Një banor i fshatit Bare të Shalës së Bajgorës, e ka hedhur në shitje shtëpinë me 1 hektar tokë për ta ndihmuar mbrojtën e ish-kryetarit të PDK-së.

Zenel Ferati që i takon PDK-së dhe punon si shërbyes civil në Komunën e Mitrovicës, ka deklaruar se paratë nga shitja e tokës dhe shtëpisë do t’i dhurojë në Fondacionin për ndihmë të Thaçi.

Çmimi që i ka vendosur tokës dhe shtëpisë është 100 mijë euro dhe, siç thotë ai, të gjitha do të dedikohen për lirimin e Thaçit.

Më poshtë gjeni fotot e shtëpisë në fjalë:

Most Popular