Home Sport Liga e femrave/ Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish

Liga e femrave/ Bashkimi dhe Prishtina përballen sërish

Sonte Bashkimi dhe Prishtina do të përballen sërish, por kësaj radhe në kuadër të EBC Superligën e Femrave. Këto dy skuadra u sfiduan edhe javën e kaluar në finale të Kupës së Kosovës, ku fitore shënoi skuadra prishtinase dhe fitoi Kupën.

Por, në EBC Superligën e Femrave, vashat prizrenase kanë 11 fitore dhe vetëm një humbje, kurse vashat prishtinase tetë fitore dhe katër humbje. Takimi pritet të jetë interesant, ashtu siç ka qenë në vitet e fundit kur janë përballur këto dy skuadra. Kujtojmë se gjatë këtij edicioni këto dy skuadra shkuan në katër vazhdime, një rekord për basketbollin e femrave në Kosovë.

Vëllaznimi-Penza po ashtu është një sfidë interesante me të dy skuadrat që synojnë të renditen sa më lartë. Vashat nga Gjakova kanë nëntë fitore dhe tri humbje, kurse ato nga Penza, gjashtë fitore dhe gjashtë humbje.

Dueli i fundit do të jetë mes Kastriotit dhe Trepçës, ku të të dy skuadrat kanë nga një fitore dhe 11 humbje. 

Java 13

E enjte 
18:00 Vëllaznimi – Penza
19:00 Bashkimi – Prishtina

E shtunë 
13:00 Kastrioti – Trepça

Most Popular