Home Sport Liverpool synon transferimin e ‘makinerisë’ së golave të Sportingut

Liverpool synon transferimin e ‘makinerisë’ së golave të Sportingut

Liverpool është i interesuar në transferimin e talentit të Sporting, Pedro Gonçavles në afatin veror të ardhshëm.

22-vjeçari ka shkëlqyer këtë edicion duke shënuar 14 gola në 15 paraqitje deri me tani, transmeton lajmi.net.

Sipas medias portugeze, Record, paraqitjet e mira kanë ndikuar të ketë vëmendjen e gjigantit anglez qysh në janar.

Klauzola e lirimit së Gonçavles është 53 milionë euro dhe Sporting nuk do lejojë të largohet në rast se nuk paguhet.

Edhe pse momentalisht, lojtari është duke luajtur në krahun e djathtë të sulmit, pozita kryesore e tij është mesfusha.

Pra, ai mund të transferohet si pasuesi i Georginio Wijnaldum, kontrata e të cilët skadon në verë dhe thuhet se do kalimin te Barcelona.

Most Popular