Home Lajme Mustafa për shamitë e kuqe: Pas 14 shkurtit, kujt do t’ua vënë...

Mustafa për shamitë e kuqe: Pas 14 shkurtit, kujt do t’ua vënë në qafë, fëmijëve si në sistemet diktatoriale?

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka folur për shamitë e kuqe që Lëvizja Vetëvendosje i ka vendosur në pemët dhe shtyllat elektrike në Prishtinë.

Mustafa thotë se shamitë e kuqe të vendosura nëpër pemë i janë dukur të çuditshme, shkruan Gazeta Express.

“Shamitë e kuqe mu kanë dukur të çuditshme. Këta drunj që ata po i ngjesin shamitë, i kemi mbjellë ne. Por ne nuk i kemi mbjellur ata drunj që dikush t’i vesh me shami të kuqe. Shamitë e kuqe janë simbol i një sistemi të kaluar. Me intereson cili është mesazhi i atyre i atyre shamive, sepse nuk e kam të qartë”, ka thënë Mustafa në Debat të RTK’së.

“Dhe kur t’i heqin ato shami nga drunjtë, kujt do t’ia ngjesin në qafë, fëmijëve si në sistemet ditaktoriale?”, ka pyetur Mustafa.

Ndërsa sot gjatë ditës, lideri i LDK’së ka pyetur VV’në se çfarë mesazhi kanë shamitë e kuqe dhe çfarë do të thotë  republika e tretë.

Kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti nuk ka dhënë ndonjë përgjigje lidhur me atë se kush janë aleatët e tij për Republikën e Tretë.

Kurti i pyetur për këtë deklaratë tha se nuk ka kohë që të merret me deklaratat e të tjerëve, por që sipas tij ata duhet t’i sqarojnë vet deklaratat e tyre.

Most Popular