Home Fun Ndodh edhe kjo, ngrin kulla 'Eiffel', punonjësit e shkrijnë akullin me zjarr,...

Ndodh edhe kjo, ngrin kulla ‘Eiffel’, punonjësit e shkrijnë akullin me zjarr, ja pamjet

Kulla Eiffel ka ‘ngrirë’ nga akulli, pasi stuhi të fuqishme dhe reshje të mëdha shiu kanë goditur Francën ditët e fundit.

Për ta shkrirë atë, u angazhuan dhjetëra punonjës, të cilët përdorën flakadanë.

“Pas këtij moti të akullt, platformat në Kullën Eiffel janë të ngrira, kështu që ne përdorim flakadanë për të shkrirë borën dhe akullin sepse ajo ka një efekt gërryes në strukturën metalike”, njoftoi sektori i kujdesit për Kullën Eiffel.

Po ashtu, punonjësit po punojnë në të gjithë qytetin, pasi rrugët dhe hapësira të tjera të qytetit u përfshinë nga akulli. Temperaturat kaq të ulëta janë të rralla për Parisin dhe për këtë arsye, autoritetet rekomanduan mbylljen e shkollave.

Most Popular