Home Lajme Skenderaj/”Zhl kryetari Lladrovci” përballë “gazetarucit”

Skenderaj/”Zhl kryetari Lladrovci” përballë “gazetarucit”

Gazetari shumëvjeçar, Kajtaz Gecaj, i cili raporton kryesisht për komunat e Drenicës, madje edhe për ato të rajonit të veriut të Kosovës, në një shkrim autorial, i është përgjigjur kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, pasi ky i fundit e ka quajtur me terme fyes si “gazetaruc”, “plesht” dhe terme të tjerë, që nuk i kanë hije një kryetari komune.

Por edhe vetë Gecaj nuk ka kursyer me terme ofenduese kryetarin Lladrovci, duke e quajtur “Mizi”, “zhl kryetar”, etj.

Më poshtë, pa asnjë ndërhyrje, mund ta lexoni këtë shkrim autorial të gazetarit Gecaj

“Ramiz Lladrovci – Mizi vazhdon t’i përçmojë dhe t’i fyej këdo që kritikon punën e tij. Kur e përdorë zhargonin e tij banal, ai ndihet aq shumë krenar, sa që zgërdhihet deri në atë masë sa që edhe fytyra e tij merr pamje krejtësisht tjetër (i keni parë disa foto të tij).

Ky njeri, i cili mua (Kajtaz Gecaj), më quan gazetaruc, siç e quan edhe gazetarin Vehbi Kajtazi, vetëm pse ky i fundit ia tha troq se e ka dërguar në Hagë Hashim Thaçin, derisa duke mos ditur me ba dallimin në mes të portalit dhe të gazetes online, këtë të parën e quan zhl portal.

“Këtë gazetarucin e portalit me porositësit e vet, nuk janë në gjendje ta kuptojnë, besa as ata që janë të kapur pas liderëve lokal. Edhe një mesazh ishte brenda mesazhit që kam dhënë. Për dijeninë e këtij far gazetaruci të portalit, ia bëj me dije se Dega e PDK-së në Drenas është unike. PDK në Drenas në zgjedhjet e kaluara dhe në këto zgjedhje do të jetë sërish në tri komunat me më së shumti vota për PDK. Por, gazetaruci që shkruan me porosi le ta dijë se duke qenë me mbi 15 mijë vota dhe vetëm dy deputetë nga Drenasi, as është e drejtë, as objektive. Do të punojmë shumë, që Drenasi ashtu siç sjell shumë vota, të ketë edhe shumë deputetë nga Drenasi”, ka shkruar Lladrovci në një reagim të tij.

Ai i frikësohet aq shumë Sami Lushtakut, sa që vetëm te kalojë nëpër Drenas i ndalet fryma. Nga frika prej Sami Lushtakut, Mizi mendon, në fakt nuk mendon hiq, sepse aq di, se të gjitha shkrimet e mija janë bërë me porosi të Sami Lushtakut. Tani para dy ditësh, kur kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti qendroi në Drenas, ‘iu krua fort Mizit’, kështu që e ‘shpurdhi’ atë rrenën e tij, sipas të cilës PDK-ja në Drenas është unike dhe e bashkuar. E ata që e dinë gjendjen i quajti krimba dhe pleshta. “PDK është e bashkuar dhe e para në Drenas.

Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave, siç i quajti, krimbave dhe pleshtave. Zotëri kryeministër në ardhje, Drenasi qëndron unik pavarësisht disa zërave të krimbave dhe të pleshtave, do të jetë unik deri në fitoren e madhe të Partisë Demokratike të Kosovës. Do të jemi unik, sepse kështu na mësuan liderët tanë, liderët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, themeluesit e shtetit të Kosovës, Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari Kadri Veseli. Prandaj, unë ju garanoj që PDK do të jetë unike në Drenas e Drenicë, dhe unë ju ftoj që me 14 shkurt, jo vetëm në Drenas e Drenicë, votoni qind për qind, ju dhe të gjithë të afërmit tuaj.”, ka thënë Lladrovci”, është komenti i tij në rrjetin social facebook, por vetëm pas një dite, e hoqi këtë ‘krimba dhe pleshta’, sepse Mizi tuten e din hak.

Ai përzihet edhe në punët e të tjerëve, përzihet në punë të partisë, degën e PDK-së në Drenas e ka shkatërruar, duke mos lejuar që të formohet kryesia as pas dy vjet prej zgjedhjeve, sepse nuk po mund t’i shtyjë njerëzit e vet. Në degën e PDK-së në Drenas nuk e do askush, e injorojnë dhe e përzënë, por ai ngul këmbë me gjithë faktin se anëtarët e kryesisë e shajnë dhe vyjnë në mënyrën më të keqe. Gjithçka për këtë tregon një mbledhje e kryesisë, në të cilën merrte pjesë edhe kryetari në detyrë i PDK, Enver Hoxhaj, të cili iu desh që të ndërhyjë për t’i ndarë që ata të mos përleshëshin fizikish me njëri-tjetrin.

Në fushatën zgjedhore të kandidatëve të PDK-së pothuajse vazhdimisht merr pjesë komandanti i UÇK-së, Jahir Demaku dhe kjo ka inkurajuar njerëzit që të përkrahin PDK-në. Por kur Mizi i fut huntë, njerëzit ikin prej tij.

Ai ka shpallur veten kandidat për kryetar të Drenasit, as nuk ka vendos kryesia e degës së PDK e as qendra e PDK-së. Nëse deri në zgjedhjet lokale konsolidohet dega e PDK në Drenas dhe në kryesinë e PDK-së vjen njeriu i pushkës, çlirimtari Jahir Demaku e mbase kthehen edhe Nexhati e Fadili, atëherë Ramiz Lladrovci do ta ketë punën pisk. E ka të tillë që thonë se ai nuk është fare në PDK (ka mbetur në AAK). Në anën tjetër, do të dëshiroja të di nëse një dhelpër që ka rënë në pishin e zbraztë të zhl kryetari Lladrovci, ka dale nga aty. Ajo dhelpër ia ka hëngër peshkun e artë, por ky nuk e ka bërë të madhe.

E kur dhelpra të del nga aty dhe të jetë në elementin e vet, Lladrovci duhet të ruhet. Ata tre kriminelët që i ka Drenasi, duhet t’i tregojë, gjithashtu duhet t’u tregojë qytetarëve të Drenasit se me çfarë epiteti më banal të mundshëm e ka quajtur gruan e dëshmorit Mehmet Saliuku, Miniren. Nëse ai nuk i tregon, sigurisht se i tregon kjo dhelpra. Shumë më mirë do të ishte që ky zhl kryetari të ndërhyjë dhe ta tërheq padinë ndaj Minire Saliukut, gjyqi ndaj saj është të premtën.

Një banesë që ajo ka në shfrytëzim ia ka dhënë administrata e Nexhat Demakut, si zgjidhje të përkohshme, por ky njeri, që vetën e quan kryetar, pretendon ta lë në rrugë. E nëse vërtet PDK-ja e kandidon zhl kryetarin Lladrovci edhe për një mandat, atëherë Drenasin do ta qeverisë Vetëvendosje”.

Most Popular