Home Lajme Ahmeti zbulon se çfarë ndodhte brenda VV’së kur përmendej koalicioni me LDK’në...

Ahmeti zbulon se çfarë ndodhte brenda VV’së kur përmendej koalicioni me LDK’në dhe varri Rugovës

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, në emisionin Pressing të T7, ka treguar se çfarë ndodhte brenda Vetëvendosjes kur përmendej një koalicion i mundshëm me LDK’në dhe vizita te varri i presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ahemti tregoi se në mbledhjet e VV’së, kur përmendej vizita te varri i Rugovës dhe një koalicion i mundshëm me LDK’në, Durguti dhe Selimi çoheshin për të dalë jashtë, shkruan Express.

“Me përmend varrin e Rugovës, Aida Durguti, Rexhep Selimi dhe nja katër të tjerë e braktisnin partinë menjëherë. Vizita te varri i Rugovës ka qenë blasfemi”, është shprehur Ahmeti.

“Unë kam qenë prezent kur kemi diskutuar për me hy në koalicion me LDK’në dhe u cu Rexha dhe Aida Durguti kanë dalë jashtë”, ka thënë Ahmeti.

Tutje, Ahmeti tha se Kurti thoshte që në rastin me të mirë, për Rugovën mund të flasim për librat e tij, si kritik letrar.

“Ibrahim Rugova është person i rëndësishëm në historinë e Kosovës. Ai thojke në rastin më të mirë ne mundemi me fol për librat e tij, si kritik letrar”, shtoi Ahmeti.

Most Popular