Home Sport Bayern, shpallet kampion bote

Bayern, shpallet kampion bote

Bayern është shpallur kapion bote në finalen e FIFA-së, Kpës së Botës të klubeve.

Finalja është zhvilluar në “Education City Stadium”, në Katar. Në mes të klubit gjerman Bayern Munich dhe ai meksikan U.A.N.L.-Tigres.


Bayern mposhti në gjysmëfinale Al Ahly 0-2 për të siguruar finalen, Ndërsa skuadra meksikane mposhti skuadren braziliane Palmeiras 0-1, me anë të një penalltie në minuten e 54′, për të siguruar finalen e Katarit.
Gjermanët treguan lojë më të mirë, ku në pjesën e parë kaluan në epërsi me anë të mbrojtësit Kimmich, gol i cili u anulua për pozit jashtë loje.
Pjesa e dytë filloi ku bavarezët kerkuan golin e epërsis dhe e arritën me anë të Pavard, në minutën e 61′. Ndërkaq bavarezët qetsuan lojën e tyre, duke krijuar rastë dhe duke mos i lënë hapësira për kundërshtarin dhe duke rujatur rezultatin me të cilin edhe u shpallën kampion bote në Kupën Botërore të Klubeve.

Most Popular