Home Fun Eh, gomari!

Eh, gomari!

Në një ditë prej ditësh luani i tha dhelprës: Më sill ushqim ose të hëngra ty.
Dhelpra tha: Më jep afat që ta sjell gomarin.
Shkoi dhelpra që ta kërkojë gomarin. Kur e gjet gomarin i tha: Luani po të kërkon që të të bëjë mbret të xhungllës.
Niset gomari me gëzim te luani, e kur arrin tek ai, para se të fliste e goditi luani në kokë dhe ja këputi veshët e tij, mirëpo ja arriti të ik gomari. Luani i hidhëruar i tha dhelprës: Ma sill gomarin prapë o të hëngra.
Shkoi dhelpra përsëri tek gomari dhe i tha: Si po ik prej luanit dhe po ja humbë vetes atë pozitë?!
Gomari tha: Hilja jote u zbulua, më thua se ai po dëshiron të më bëjë mbret, ndërsa në realitet ai po dëshiron të më hajë. Më ka sjellë në kokë saqë m’i këputi veshët. Ti ka këputur veshët që ta ta vendosë kurorën, i tha dhelpra. E logjikshme kjo qka po thua tha gomari, shkojmë te luani.
Kur u afrua gomari te luani, e sulmoi përsëri dhe ja këputi bishtin, mirëpo përsëri iku gomari.
E i tha luani dhelprës: Shko ma sill përsëri atë gomar!
Shkoi dhelpra te gomari dhe i tha: Më ke lodhur! Pse po ikë gjithënjë nga luani?
Gomari tha: Mi këputi veshët dhe bishtin dhe ti ende më thua që ai dëshiron të më bëjë mbret?
E si të ulesh në karriken e mbretit përderisa ti ke bisht? E vërtet, tha gomari.
Shkoi dhelpra me gomarin te luani për herë të tretë, mirëpo këtë herë luani ishte më i vëmendshëm, iu hodh gomarit dhe e mbyti dhe i tha dhelprës: merre gomarin hiqja lëkurën dhe ma sill trurin, mushkërit, veshkët dhe zemrën e tij.
Shkoi dhelpra dhe e hëngri trurin e tij. Kur shkoi te luani ja qoi vetëm mushkërit, veshkët dhe zemrën.
Ku është truri, pyeti luani.
Sikur të kishte tru ai nuk do të kthehej pasi ja këpute veshët dhe bishtin, i tha dhelpra.
E ke thënë të vërtetën oj dhelpër, tha luani.

Most Popular