Home Lajme Gruaja që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë në Skënderaj është...

Gruaja që kërceu nga kati i tretë i shtëpisë në Skënderaj është rreth 30-vjeçare

Një grua ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë së saj në fshatin Baks të Komunës së Skënderajt. Si pasojë e lëndimeve të marra, ajo ka vdekur. Express merr vesh se viktima është e moshës rreth 30-vjeçare.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh.

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

“Fsh.Baks, Skenderaj, 10.02.2021-12:35. Raportohet se viktima femër  kosovar e për shkaqe të panjohura ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit e me pas në QKUK ku dhe ka ndërruar jetë. Me vendim te prokurorit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në raport.

Most Popular