Home Lajme “Komplet një karikator është zbrazë mbi veturën time”, Veliu tregon rastin kur...

“Komplet një karikator është zbrazë mbi veturën time”, Veliu tregon rastin kur u sulmua me armë

Kandidati për deputet i LDK’së, Agim Veliu tregon për rastin kur u qëllua me plumba, ku thotë se kjo është bërë nga kundërshtarët politikë.

Ai thotë se puna e tij që ka bërë për LDK’në ka pasur mundësi t’i kushtojë me jetë, pasi thotë se një herë është gjuajtur me plumba nga një veturë, teksa thotë se u qëllua me tre plumba në trup.

“Për shkak të bindjeve të mija unë jam sulmu. Saktësisht nuk mund ta di nga kush, se po ta dija me emër e mbiemër do ta thoja.

Unë tjetër diqka nuk kom pas, unë kam hangër plumba për LDK’në, për aktivitetin politik, sepse kundërshtarët politikë me mjete demokratike nuk kanë mujt me mposht asnjëherë.

Sigurisht dikujt i ka pengu kjo, dhe në një ditë pas përfundimit të orarit të punës gjatë rrugës për në shtëpi unë e kam pas një sulm, nga një veturë është gjujt në veturën time është zbrazë komplet një karikator a më shumë. Unë në atë rast i kom honger nja tre plumba në trup dhe të gjithë dritaret e veturës kanë qenë të thyera”, tha Veliu.

“Kështu që kjo është ajo vërteta dhe e vërteta po dëshmohet edhe sot që edhe përkundër kërcënimeve të shumta, unë nuk e kom ndal aktivitetin politik”.

Veliu nuk e ka sqaruar se kur ka ndodhur ngjarja mirëpo thotë se nuk ka informacione deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast.

“Nuk kam informacion deri ku kanë shkuar hetimet për këtë rast. Falë zotit jam gjallë me ju po bisedojmë, por ka shumë kolegë të mij që nuk janë në jetë për shkak të atentateve ndaj bindjeve të tyre”, tha Veliu në Debat Plus.

Most Popular