Home Lajme Mosmarrëveshje për parking në Drenas, i dyshuari e bënë për spital viktimën

Mosmarrëveshje për parking në Drenas, i dyshuari e bënë për spital viktimën

Është arrestuar një person i dyshuar në Çikatovë e Re të Drenasit, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje rreth një parkingu ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar.

Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor në QKMF Drenas e me pas është dërguar në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm.

Rasti sipas policisë ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18 e 30 minuta.

Me vendim të prokurorit të rastit, i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Most Popular