Home Lajme Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu e ulje e temperaturave

Parashikimi i motit për sot: Reshje shiu e ulje e temperaturave

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se sot parashihet që vendi ynë të ndikohet nga masat e lagështa të ajrit duke krijuar kushte për vranësira të dendura të cilat do ti takojnë stadit të ulët dhe të mesëm të Troposferës.

IHK njofton se kjo situatë e krijuar meteorologjike do të krijoj kushte që të kemi reshje shiu, kurse në viset e larta reshje bore.

Reshjet do të përfshijnë gjithë territorin duke rrezikuar disa zona të Dukagjinit nga vërshimet.

Temperaturat do të shënojnë ulje në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-9 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-10m/s.

Most Popular