Home Lajme Ramiz Lladrovci ‘bedel’ i Ferat Shalës në fushatë

Ramiz Lladrovci ‘bedel’ i Ferat Shalës në fushatë

Kandidati i PDK-së për deputet nga komuna e Drenasit, Ferat Shala, është detyruar që ta ndërpres fushatën për shkak të gjendjes shëndetësore. Por argatin e tij është duke ia bërë Rami Lladrovci. E bedeli i tij, i bartë simbolet e Shalës nëpër aktivitete elektorale, shkruan vision-mega.

“Kur po e shoh se si z. Ramiz Lladrovci i bartë simbolet e mia kudo nëpër aktivitetet elektorale, unë marrë fuqi për t’i përballuar edhe më me kurajë shqetësimet shëndetësore që i kam këtyre ditëve.

Këtë mëngjes dua t’u dërgojë të fala dhe falënderime të përzemërta gjithë kolegëve nga Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, me theks të veçantë kryetarit të Komunës, z. Ramiz Lladrovci dhe kryetarit të Degës, z. Sejdi Hoxha, të cilët, në pamundësi për të qenë vet, po e vazhdojnë agjendën zgjedhore edhe në emrin tim.

Falënderimet e mia këtë mëngjes shkojnë edhe për të gjithë kolegët tjerë kandidatë për deputetë: për z. Sejdi Hoxha (nr.35), për z. Ardian Kastrati (nr.32), për z. Petrit Hajdari (nr.70), për znj. Shqipe Zogu (nr.60), për znj. Hyrije Xhemajli (nr.54), për znj. Besa Çeku – Buçinca (nr.48), për z. Fatmir Dugolli (nr.89), për z. Arben Dautaj (nr.79), si dhe për të gjithë aktivistët e palodhur të partisë tonë në Drenas.

Vetëm një parti si PDK-ja, e cila është trashëgimtarja më e denjë e vlerave të demokracisë autentike si dhe e vlerave më sublime njerëzore e kombëtare të popullit tonë, di të jetë kaq e bashkuar dhe shëmbëlltyrë e solidaritetit edhe në ditët si këto.

Nga këtu, unë Ferat Shala, ju dërgojë përqafime vëllazërore! Ju paça përgjithmonë!”, ka shkruar Shala në rrjetin social facebook, përcjell Vision Mega.

Shala ka mbetur i entusiazmuar edhe me tubimin përmbyllës të PDK-së në Drenas.

“Shumë i entuziazmuar me tubimin e sotëm madhështor të Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas.  Edhe pse nuk pata mundësi të jem fizikisht aty, nga fotot që po m’i dërgojnë bashkëpunëtorët e mi, pamjet madhështore të tubimit, qysh tani, po më bëjnë fitues. Edhe sonte dua t’i falënderojë përzemërsisht: kandidatin e PDK-së për kryeministër të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, kryetarin e komunës së Drenasit z. Ramiz Lladrovci, kryetarin e Degës së PDK-së. z. Sejdi Hoxha, si dhe të gjithë bashkëpartiakët, të cilët po e vazhdojnë agjendën elektorale edhe pa mua, por gjithnjë duke kërkuar nga qytetarët që më 14 shkurt në listën e PDK-së të votohet edhe numri 14.

Sonte, më shumë se asnjëherë, jam i bindur se PDK-ja do të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit, sepse PDK-ja e ka zemrën e madhe.

Zemërgjerësia e bënë PDK-në të jetë vlera fundamentale e shoqërisë dhe shtetit të Kosovës.  Vetëm një parti si PDK-ja, e cila është trashëgimtarja më e denjë e vlerave të demokracisë autentike si dhe e vlerave më sublime njerëzore e kombëtare të popullit tonë, di të jetë kaq e bashkuar dhe shëmbëlltyrë e solidaritetit edhe në ditët si këto.

Nga këtu, unë Ferat Shala, ju dërgojë përqafime vëllazërore! Ju paça përgjithmonë!”. Ka shkruar mes tjerash Shala ne rrjetin social facebook.

Most Popular