Home Lajme Si po kalojnë mes vete komandantët që po mbahen në Hagë, flet...

Si po kalojnë mes vete komandantët që po mbahen në Hagë, flet djali i Hysni Gucatit

Musli Gucati, djali i Hysni Gucatit ka dhënë detaje rreth jetës që po bën babi i tij në dhomat e paraburgimit në Gjykatën Speciale, shkruan Gazeta Express.

Ai tha se pavarësisht që në fillim ka pasur probleme shëndetësore, tani Gucati është në gjendje të mirë.

“Ka të drejtë që vetëm ai të na telefonojë. Ne nuk kemi qasje. Mund të komunikojmë edhe me video-lidhje. Në fillim ka pasur disa probleme shëndetësore por tani është mirë”, ka thënë ai.

Djali i Gucatit theksoi se me babën e tij nuk mund të bisedojnë edhe aq shumë, por aq sa i ka treguar ai, kohën në Hagë e kalon me bashkëluftëtarët e tij.

“Nuk mundet me na tregu edhe shumë gjëra sepse nuk guxojnë. Na ka thënë që shumicën e kohës rrijnë bashkë ,me bashkëluftëtarët dhe e kanë një pjesë ku ata arrijnë. Por nuk kemi informacione se çfarë aktivitetesh bëjnë ata”, ka thënë më tutje ai.

Musliu ka treguar edhe për përgatitjet e ushqimit që i bën babi i tij për bashkëluftëtarët në Hagë.

“Një pjesë të ushqimit e përgatit Nasim Haradinaj. E kanë pjesën e kuzhinës ku mund të shërbehen vet ata. Por një pjesë të ushqimit e përgatitë Nasim Haradinaj dhe Rexhep Selimi. Ne nuk kemi mundur të shkojmë atje për shkak të pandemisë Covid. Mund të bisedojmë vetëm për telefon dhe me video-lidhje përmes Zoom”, ka thënë ai më tutje,

Most Popular