Home Sport Sot zhvillohet ndeshja e fundit e 1/8 së finales në Kupën e...

Sot zhvillohet ndeshja e fundit e 1/8 së finales në Kupën e Kosovës

Kupa e Kosovës do të mbyllë rrethin e 1/8 së finales gjatë ditës së sotme kur edhe do të zhvillohet ndeshja e radhës.

Dukagjini dhe 2 Korriku do të jetë ndeshja e cila do të zhvillohet sot, shkruan lajmi.net.

Stadiumi “18 Qershori” do të jetë terreni ku edhe do të marrë pjesë kjo ndeshje, e cila fillon nga ora 13:00.

Deri tani janë mësuar çerekfinalistët, që janë: “Prishtina, Istogu, Llapi, A&N, Ferronikeli, Trepça 89 dhe Drenica”.

Se a do të kemi surpriza të tjera në këtë fazë, mbetet të shihet gjatë ditës së sotme.

Most Popular