Home Sport Spanja ‘dridhet’ nga largimi i Messit, paguan taksa sa për 120 mijë...

Spanja ‘dridhet’ nga largimi i Messit, paguan taksa sa për 120 mijë banorë

ë Spanjë, ankthi se mos humbasin Lionel Messin është real. Argjentinasi ende nuk ka rinovuar me Barcelonën dhe nuk është e thënë që do ta bëjë.

Raporti i Messit me organet tatimore nuk ka qenë gjithmonë korrekt, duke kujtuar se disa vite më parë ai u dënua për evazion fiskal, por që nga ai moment, 6 herë fituesi i “Topit të Artë” ka paguar taksat, duke u kthyer në një nga kontribuuesit më të mëdhenj në Spanjë.

Gazeta “El Periodico de Catalunya” ka bërë llogaritë duke zbuluar se që nga viti 2017, kur u bë rinovimin i kontratës “faraonike”, që ka ngjallur aq shumë diskutime, kapiteni i Barcelonës ka derdhur në organet fiskale një shifër të paimagjinueshme: të paktën 370 milionë euro, 275 milionë nga të cilat vetëm si tatim mbi të ardhurat.

Kaq mjafton që edhe organet fiskale të terrorizohen nga ideja se mund të ikë në një tjetër kampionat, duke i derdhur taksat diku tjetër.

E përditshmja, në një farë mënyre, bën të kundërtën e “El Pais”, që shpërtheu skandalin, duke publikuar kontratën e Messit me Barcelonën pak ditë më parë.

Nga Katalunja sugjerojnë që po, është e vërtetë që argjentinasi i ka kushtuar klubit 555 milionë euro në katër vjet, por ka derdhur shumë para edhe në arkat e shtetit.

Edhe falë të drejtave të imazhit, që përfaqësojnë një tjetër zë të rëndësishëm në taksat e paguara nga Messi, duke qenë se përfiton prej tyre rreth 84 milionë euro.

Dhe duke marrë deklarimin fiskal të të ardhurave mesatare të kontributit të një qytetari spanjoll, llogaria është e bërë, argjentinasi paguan taksat e barasvlefshme me ato që derdhin jo pak, por 120 mijë banorë.

Diçka që shpjegon se përse jo vetëm Barcelona ka frikë dhe dridhet nga largimi i mundshëm i tij.

Most Popular