Home Lajme Vetëvritet një femër në Skënderaj, u hodh nga kati i tretë i...

Vetëvritet një femër në Skënderaj, u hodh nga kati i tretë i shtëpisë

Një femër ka kërcyer nga kati i tretë i shtëpisë në Skënderaj. Si pasojë viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar fillimisht në emergjencën e Drenasit dhe më pas në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion.

Rasti është raportuar si “vdekje e dyshimtë”, teksa shkaqet që çuan deri në këtë hap nuk dihen ende. Ngjarja ndodhi rreth orës 12:35 në fshatin Baks.

Most Popular