Home Lajme Arrestohet 20 vjeçari nga Skënderaj, pasi e qiti votën në shitje në...

Arrestohet 20 vjeçari nga Skënderaj, pasi e qiti votën në shitje në rrjete sociale

Policia e Kosovës ka arrestuar një 20 vjeçar nga Skënderaj pasi që në rrjetet sociale kishte deklaruar se e shet votën e tij për zgjedhjet e 14 shkurtit.

 Ndaj tij është iniciuar rast për vepër penale

“Në orët e mbrëmjes së datës 12 shkurt 2021, hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, kanë identifikuar dhe intervistuar një person të dyshuar për veprën penale dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimet. Veprimet hetimore janë ndërmarrë me autorizim të prokurorit, mbi dyshimet e bazuara se i dyshuari në një faqe të rrjeteve sociale ka publikuar-shpallur se ’’shet votën e tije sipas marrëveshjes’’. Si rezultat i veprimeve hetimore, është lokalizuar dhe identifikuar personi i dyshuar K. G., 20 vjeçar, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili është shoqëruar për intervistë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Pas intervistës me urdhër të prokurorit të çështjes, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

“Ndaj tije është iniciuar rast për veprën penale ’’dhënie ose marrje e ryshfetit në lidhje me votimin’’ neni 212”, ka njoftuar Policia.

Most Popular