Home Lajme Bekim Haxhiu — ‘Kamishi’ ia sjell PDK’së të gjithë strukturën e Nismës...

Bekim Haxhiu — ‘Kamishi’ ia sjell PDK’së të gjithë strukturën e Nismës në Komoran

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Bekim Haxhiu, i njohur me nofkën Kamishi, ka jep një lajm ku thotë se e gjithë dega e Nismës në Komoran ka kaluar në PDK.

Haxhiu tha në facebook se është kënaqësi ta mirëpres në PDK komplet degën e Nimsas në Komoran.

Tutje, ai falënderoi kryetarin e kësaj nëndege dhe strukturës që i ka besuar vizionit të PDK’së.

“Ishte kënaqësi të mirëpres në PDK komplet degën e NISMA-s në Komoran

Faleminderit kryetarit të kësaj nëndege, Faik Ibriqi dhe gjithë strukturës që i ka besuar vizionit të PDK-së për Rimëkëmbjen e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu.

Ai gjithashtu bëri thirrje të votohet PDK’ja me numër 134, Enver Hoxhaj me numër një në këtë parti si bartës i listës dhe vet Haxhiu me numrin 109.

May be an image of 6 njerëz dhe people standing

Most Popular