Home Lajme Busti i Komandantit Adem Jashari, po rrezikon të shkatërrohet

Busti i Komandantit Adem Jashari, po rrezikon të shkatërrohet

   Busti i Komandatit Legjendar Adem Jashari në Skënderaj, i vendosur në ish-objetin e TMK-së, po rrezikon të shkatërrohet. Këtë e ka bërë të ditur vetë autori i kësaj vepre Malsor Bejta, në postimin e tij në facebook.

Bejta i cili këtë vepër e kishte punuar në mënyr vullnetare, po thotë të jetë i zhgënjyer me këtë qeverisje lokale, ku sipas tij deri në momentin që ështe zhvendosur TMK-ja nga ai objekt, ai është përkujdesur në mënyrë vullnetare për mirëmbajtejen e bustit, mirëpo nga ai moment ai nuk është ftuar nga askush dhe se askush më nuk ka vazhduar mirëmbajtjen e këtij busti.

   Bejta i cili është edhe asambleist ne Komunën e Skenderajit, thotë se as nuk është diskutuar kjo temë, ose të paktën të është bërë trysni nga kjo komunë tek organet kompetente për të ndërmarrë ndonjë masë.

   Ky është postimi i tij në profilin e tij në facebook:

Vullnetin per t’ndihmu e dhane kontribut, e kam pase edhe para 21 viteve, e kurdo qe eshte paraqite nevoja.

Kete bust e kam punu, mirembajte, fresku e patinu, (vullnetarisht), deri ne kohen kur eshte zhvendose TMK-ja nga ai objekt. Nga ajo kohe e tutje, s’me ka ftu askush per t’ju ndihmuar ne kete aspekt.

Derisa sot 21 vite me vone, shiheni ne ç’gjendje eshte busti i Adem Jasharit!!!

Prandaj them se, kjo qeverisje e ky kryetar, jane inkompetent edhe ne kete fushe.

Lehte eshte me thane: do’t’th heronjet, do’t’th deshmoret, do’t’th martiret…

Vleresojeni vet.

Most Popular