Home Lajme Çka fshihet pas anulimit të intervistës së Xhavit Halitit në TV Dukagjini,...

Çka fshihet pas anulimit të intervistës së Xhavit Halitit në TV Dukagjini, tregon vet protagonisti

Nënkryetari i  PDK-së, Xhavit Haliti ka regjistruar një intervistë për televizionin Dukagjini, me të cilin partia e tij e ka ndërpre bashkëpunimin.

Mirëpo kjo intervistë nuk u dha për publikun.

Syri.net Kosova ka kontaktuar, Xhavit Halitin për të marr një qëndrim të tij në lidhje me gjithë këtë situatë.

Haliti ka thënë se për të folur në media nuk merr leje nga askush, mirëpo e respektoi kërkesën e partisë.

“Unë nuk kam nevojë me marr leje prej askujt, po mbasi ma kërkuan i kërkova falje, mediumit dhe kërkova që të mos transmetohet. Përndryshe unë kam qenë i hapur për secilin medium dhe nuk e ndërpres bashkëpunimin. Edhe pse shumë herë mediat më janë kundërvën kundër” –  u shpreh Haliti për Syri.net

Për ndalimin e transmetimit të kësaj interviste ka reaguar drejtuesi i RTV Dukagjini, Ermal Panduri.

Ai në profilin e tij në Facebook ka thënë se PDK ka urdhëruar Xhavit Halitin të mos autorizoj transmetimin e kësaj interviste, shihemi pas zgjedhjeve, ka shkruar Panduri

E gjithë kjo përplasje me median në fjalë dhe PDK-së erdhi për shkak të një sondazhi që ka dhënë ky televizion, që nuk e rendiste këtë subjekt aty ku donte.

Most Popular