Home Lajme Kategorizimi i komunave: 4 në zonën e kuqe, 9 në të verdhën...

Kategorizimi i komunave: 4 në zonën e kuqe, 9 në të verdhën dhe 25 në të gjelbërtën

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur kategorizimin e ri të komunave në bazë të numrit të personave të infektuar me coronavirus.

“Në zonën e kuqe janë 4 komuna: Prishtina, Fushë Kosova, Obiliq, Zveçani. 

Në zonën e verdhë janë 9 komuna: Lipjani, Gjilani, Vushtrria, Prizreni, Peja, Gjakova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi. Në zonën e gjelbër janë 25 komuna: Vitia, Rahoveci, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Suhareka, Dragashi, Drenasi, Istogu, Klina, Skenderaj, Deçani, Kamenica, Malisheva, Juniku, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu, Shterpca, Graçanica dhe Shtimja”, thuhet në njoftimin e MSh-së.

Komuna e Obiliqit nga e verdha ka kaluar në të kuqen, Suhareka nga e kuqja në të gjelbërtën, Ferizaj nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Mitrovica e Jugut nga e verdha kalon në të gjelbërtën, Gjilani nga e gjelbërta kalon në të verdhën dhe Leposaviqi nga e gjelbërta kalon në të verdhën.

Most Popular