Home Sport Man Utd ka shansin e ‘artë’ për të nënshkruar me Jaden Sanchon

Man Utd ka shansin e ‘artë’ për të nënshkruar me Jaden Sanchon

Manchester United mund të ketë mundësinë të nënshkruajë Jadon Sancho për vetëm 60 milion euro gjatë afatit kalimtar të verës.

Djajtë e Kuq ishin të lidhur shumë me lojtarin anglez verën e kaluar, por një marrëveshje dështoi të finalizohej për shkak të çmimit të lartë që Dortmund kishte vendosur për lojtarin, shkruan lajmi.net.

Raportimet e fundit pohojnë se Dortmund është i përgatitur të pranojë një shifër më të vogël se 80 milion euro për sulmuesin këtë verë, kjo si shkak i problmeve financiare të shkaktuara nga pandemia COVID-19.

Megjithatë, sipas Eurosport, thotë se nëse Dortmund nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve, atëherë e kanë të detyrueshme të shesin përfaqësuesin anglez.

Ata mund të jenë të gatshëm të pranojnë largimin e Sancho për vetëm 60 milion euro dhe raportohet se United mund të përballet me konkurrencë të drejtpërdrejtë nga Chelsea dhe Liverpool për nënshkrimin e tij.

Sancho ka shënuar tetë gola dhe 13 asistime në 26 paraqitjet e fundit në të gjitha garat për Dortmund këtë edicion.

Most Popular