Home Lajme Ministri i shëndetësis Armend Zemaj, nënshkruan me 161 specialistë mjekësorë

Ministri i shëndetësis Armend Zemaj, nënshkruan me 161 specialistë mjekësorë

Nga sot kanë nënshkruar kontratë pune edhe 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore, të cilët do të fillojnë punë në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.
Këtë e ka bërë të ditur Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në profilin e tij në facebook. Sipas Zemajt tani në Republikën e Kosovës, asnjë mjek specialist nuk është i papunë, duke besuar në profesionalizmin e tyre dhe në shërbimet të cilat do t’ua ofrojnë qytetarëve të vendit.


Ky është statusi i plotë në profilin e tij në facebook:

Nga sot mbi 161 specialistë të lëmive të ndryshme mjekësore filluan nënshkrimin e kontratave të punës për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës dhe në njësitë e saj.


Sapo takova grupin e parë të tyre, tê cilet pas shumë viteve të pritjes dhe anatenimit të padrejtë nënshkruan kontratat e punës.
Me krenari e them se me punësimin e këtyre specialistëve të fushave të ndryshme mjekësore, asnjë mjek specialist në Republikën e Kosovës nuk është i papunë.
Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore.
Si Qeveri Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor që e kemi ndaj vendit dhe profesionistëve tanë shëndetësor, siç i kemi përmbushur edhe shumë të tjera përgjatë këtyre muajve, bashkë. Urime ju priftë e mbara.


Shëndetësia jonë dhe Republika e Kosovës është me fat që ju ka!

Urime ju priftë e mbara

Most Popular