Home Sport Pique gati të rikthehet për ndeshjen e dytë ndaj Sevillas

Pique gati të rikthehet për ndeshjen e dytë ndaj Sevillas

34 vjeçari mungoi tre muajt e fundit shkaku i lëndimit dhe mungesa e tij është evidente në mbrojtjen “Blaugrane”, transmeton lajmi.net.

Sipas “AS”, Pique është gati të rikthehet në ndeshjen kthyese ndaj Sevillas, pasi Barça e humbi ndeshjen e parë me rezultat 2-0.

Ndeshja do të zhvillohet me 3 mars në Camp Nou. Pique është duke vazhduar stërvitjet individuale.

Sipas një burimi, Pique do të rikthehet me pjesën tjetër të skuadrës me 15 shkurt. Por, edhe pse ai dëshiron që të rikthehet në mars, rikthimi i tij mund të shtyhet.

Shkaku i shtyrjes është vet mbrojtësi me komentet e tij të cilat i bëri për gjyqtarët e La Ligas, tani ai është nën hetim nga Federata spanjolle dhe mund të dënohet nga 4 deri në 12 ndeshje mos lojë.

Most Popular