Home Lajme Pyetët për ambasadën në Jerusalem, Kurti flet për grante në komuna: Këto...

Pyetët për ambasadën në Jerusalem, Kurti flet për grante në komuna: Këto janë prioritete

Albin Kurti, kandidat i VV’së për kryeministër ka folur për planet e tij qeverisëse që kanë të bëjnë me grante kur është pyetur për ambasadën e Kosovës në Izrael.

“Nuk kam çka i shtoi deklarimit të presidentes por do të kemi grantin e katër për komuna. 600 milionë euro në mandatin katër vjeçar”, tha Kurti.

“Çmime referente për dysheme, prodhimet vendore, pemët, perimet, qumështin”, shtoi ai.

“Do të kemi skemën e garantuar të punësimit për moshat prej 16 deri në 18 vjeç me një vit punësim të plotë”, theksoi Kurti.

Most Popular