Home Lajme Skenderaj/Covid19 - Ja sa qytetarë kanë aplikuar për 50 euro

Skenderaj/Covid19 – Ja sa qytetarë kanë aplikuar për 50 euro

Që prej ditës kur Kuvendi Komunal i Skenderajt ka marrë vendim t’i mbështes financiarisht të prekurit me Covid-19, e deri më sot, kanë aplikuar rreth 350 qytetarë, për të përfituar nga pakoja ekonomike, në vlerë prej 50 eurove.

Drejtori për Shëndetësi e Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi, i pyetur nga Rajoni lidhur me mbështetjen e Komunës për të prekurit me virusin Sars – Cov -2, ka thënë se Asambleja Komunale ka marrë vendim që qytetarët të cilët janë të prekur nga Covid-19, t’i mbështes me nga 50 euro.

“Ndërsa për rastet që kanë vdekur si pasojë e infeksionit, familjet e tyre do të mbështeten me nga 100 euro”, ka thënë Hetemi.

Aplikimi është duke vazhduar edhe tani, ndërkohë që pagesat do të fillojnë të bëhen nga marsi.

Ndryshe, prej fillimit të pandemisë, komuna e Skenderajt ka të regjistruar gjithsej 850 të infektuar, prej të cilëve 30 janë aktivë, 792 të shëruar dhe 28 të vdekur.

Most Popular