Home Sport E shtune me shumë futboll, ndeshje interesante në 5 ligat më të...

E shtune me shumë futboll, ndeshje interesante në 5 ligat më të mira evropiane

Tifozët e futbollit do të kenë shumë ndeshje të mira për të shikuar në këtë fundjavë.

Së pari, Leicester City dhe Liverpool do të përballen me njëra tjetrën të shtunën me fillim nga ora 13:30, përcjell lajmi.net.

Më pas, Bundesliga gjermane do të ketë ndeshje interesante nga ora 15:30, ku veçohet ajo mes Dortmund dhe Hoffenheim.

Përballja tjetër interesante pritet të jetë ajo mes Manchester City – Tottenham, e cila fillon në ora 18:30.

Barcelona do të mirëpres në stadiumin e saj, Camp Nou, ekipin e Alavesit nga ora 21:00.

Ndeshje të tjera interesante janë ato mes PSG – Nice (17:00), Napoli – Juventus (18:00), Spezia – AC Milan (20:45).

Most Popular