Home Sport Solskjaer e pranon se Man United po e ndjek Haalandin

Solskjaer e pranon se Man United po e ndjek Haalandin

Erling Haaland ka rënë në radarin e Manchester United.

Lajmin e ka konfirmuar trajneri i “Djajve të Kuq”, Ole Gunnar Solskjaer.

Ai nuk e ka mohuar se United është duke e ndjekur sulmuesin e Borussia Dortmund, për të cilin raportohet se interesohen edhe Real Madrid, Juventus e Manchester City, raporton Express.

“Erling do të ketë karrierë fantastike. Jam duke e ndjekur atë, gjithmonë e kam thënë këtë”, u shpreh Solskjaer.

Most Popular