Home Fun A votojnë më shumë burrat apo gratë në Kosovë?

A votojnë më shumë burrat apo gratë në Kosovë?

Me sa duket përqindja e popullsisë më e lartë, voton më pak.

Votimet në Kosovë mund të themi se janë relativisht të reja, duke marrë parasysh që jemi një shtet shumë i ri, shkruan lajmi.net.

Edhe pse Kosova është një shtet demokratik, ku secili qytetarë është i barabartë dhe ka të drejtat dhe liritë e njëjta, pavarësisht gjinisë, moshës, racës, orientimit fetar etj., me sa duket përsëri ka një diferencë në votime.

Kjo mund të jetë e shkaktuar nga arsye personale ose familjare, mirëpo femrat në Kosovë votojnë shumë më pak se meshkujt.

Popullsia e Kosovës është e bërë 51.2{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} nga femrat, pra 912,315 femra kanë të drejtë vote, mirëpo duke marrë parasysh zgjedhjet e mëparshme, në vitin 2019 vetëm 364,988 femra kanë votuar.

Ndërsa me 48.8{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} të popullsisë meshkuj, pra nga 869,800 meshkuj me drejtë vote, në vitin 2019, 462,009 persona votuan.

Kjo do të thotë se vetëm gjysma e popullsisë janë pjesëmarrës në votime, dhe rreth 40{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} e femrave dalin në votime dhe 53.11{c4f6f675523692d3ad97f705ec84cff2d56c9fd9c844645fde873d290efb68f1} e meshkujve dalin në votime. 

Most Popular