Home Lajme Nesër mbledhje emergjente në degën e LDK’së në Gjilan, a do të...

Nesër mbledhje emergjente në degën e LDK’së në Gjilan, a do të japë dorëheqje Lutfi Haziri?

Kreu i komunës së Gjilanit Lutfi Haziri ka shumë gjasa që nesër të jap dorëheqje nga post i të parit të Gjilanit. Kështu ka lënë të nënkuptohet vet Haziri përmes një statusi në Facebook.

“Kjo është arritur sot pas aktit të tërheqjes së Isa Mustafës nga pozita e kryetarit dhe nga tash është hapur rruga për mobilizimin politik dhe zgjedhje të jashtëzakonshme të LDK’sëPo ashtu, edhe ne në Gjilan nga sot do të veprojmë njëjtë. Debati i brendshëm do të përcillet me largimin e dobësive tona që shkaktuan pakënaqësi te qytetarët dhe votuesit”, ka shkruar Haziri.

Ndërkohë zhvillime tëq reja priten nesër në Gjilan. Atje Haziri ka thirrur në një tubim urgjent kryesinë e LDK-së në orën 17:00.

Kështu kanë konfirmuar burime të Indeksonline.

“Nëse në ora 17:00 e kemi takimin urgjent. Aty do të vendoset”, ka thënë ky burim.

E Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, njëherësh edhe kryetar i degës së LDK-së në Gjilan, nëpërmjet një statusi në Facebook, ka thënë se asnjëherë më parë në historinë e LDK-së nuk ka ndodhur që Kryetari, Nënkryetari, Sekretari dhe Kryesia, të japin dorëheqje për shkak të rezultatit zgjedhor.

Most Popular